Për herë të parë pas daljes nga burgu, Elsa Lila shihet në publik me personazhin e njohur shqiptar

Elsa Lila është rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale pas lirimit nga burgu.

Pas lajmit se do të rikthehet në muzikë dhe Shqipëri, ajo është fotografuar për herë të parë në publik në shoqërinë e Arjan Konomit.

Dyshja janë takuar në Romë nga ku edhe kanë postuar fotografi të shumta së bashku.

“Sa e bukur Roma me Arjan Konomin”, ka shkruar ajo duke surprizuar ndjekësit që nuk e dinin këtë njohje të tyre.

Fotot janë shpërndarë po ashtu edhe nga opinionisti i njohur.