Gjatë spektaklit të sotëm Kiara Tito është suprizuar me vizitën e të atit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Përpos vajzës së tij, nuk kishte se si ai të mos takonte edhe ‘dhëndrin’, Luizin.
Për herë të parë gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, ishte hera e parë që këngëtari u vu në një siklet dhe emocion të madh.
Luizi i kërkoi falje të atit të Kiarës për të gjitha herët që e ka mërzitur moderatoren, si dhe i premtoi se do t’a dojë ashtu siç e ka dashur vetë ai.
Duket se babai i saj nuk qe aspak kundër lidhjes me Luizin, madje u shpreh se i erdhi keq që nuk ishte prezent në dasmën e tyre, mirëpo në dasmën e madhe që ata do të bëjnë jashtë do të jetë patjetër prezent.