Eksperti IT, Tomi Kallanxhi komentoi në Euronews Albania çështjet e ndjekësve në rrjetet sociale të personave të famshëm.
Ai u shpreh se më shumë se sa mbledhja e ndjekësve rëndësi ka si duhen mbajtur këta ndjekës.
“Çështja është që mund t’i rritësh, po është shumë e rëndësishme t’i mirëmbash këta ndjekës me informacion. Arbana për shembull, meqë sollëm shembullin e Big Brother, për 2 fjalë të gabuara që tha, humbi të nesërmen 2 mijë follouersa”, tha Kallanxhi.
Ndryshe nga Big Brother-i i vitit të kaluar ku pjesa më e madhe e personazheve fituan mjaft ndjekës në Instagram, këtë vit po ndodh e kundërta.
Përpos Arbanës dhe Amosit, Kejvina Kthella është personazhi që humbi më shumë ndjekës.
Ajo u bë pjesë e BBV me 820 mijë të tillë dhe doli me 788 mijë, duke humbur më shumë se 30 mijë ndjekës. Arsyeja? Dihet tashmë.