Ish banori i “Big Brother VIP”, Meridian Ramcaj, ishte i ftuar mbremjen e djeshme ne nje interviste per “Glamour Zone”, ku foli mbi eksperiencen e tij ne program dhe relatat me banoret e tjere.
Nder te tjera ai u pyet edhe per marredhenien e prishur me Arjola Demirin.
Per te rikujtuar situaten, Meridiani ishte shprehur se u ndje i zhgenjyer per pritjen qe i beri Arjola ne shtepi, pasi e pa shume te larget e kjo gje u vu re jo vetem nga Meridiani, por edhe nga opinionistet dhe publiku.
Mirepo, Arjola i mohoi keto fjale pas daljes se saj nga shtepia dhe u shpreh se ishte Meridiani ai qe i distancohej kur qendronin bashke, madje tregoi se jashte shtepise ata kishin 3 vite shoqeri, me telefonata te gjata dhe takime mes miqsh, ndaj dhe nuk i kuptonte distancimet te tij.
Por, keto fjale u pergenjeshtruan nga Meridiani gjate intervistes se djeshme dhe jo vetem, pasi mes tyre nuk ka patur kurre nje miqesi te konsoliduar, vecse disa takime ku Arjola ka qene e ftuar nga miqte e tij, ndaj dhe Meridiani e konsideroi Arjolen si nje prej personave qe ka genjyer vetem per nje emision dhe ka harruar ate cka e konsideronte “miqesi”.
Ndersa, persa i perket marredhenies me Atdhe Xharavinen, Meridiani tregoi se eshte ndjere i zhgenjyer per shkak te nderprerjes se marredhenieve pa ndonje shpjegim nga ana e tij.