Ermal Mamaqi, gjatë intervistës që dha sot për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” komentoi dhe zhurmën e madhe që u bë kur hyri në “Big Brother VIP” për të darkuar me banorët.
Një batutë e tij ku u përmend Bora Zemani që vijoi më pas nga Salsano Rrapi për Beatrix Ramosaj bëri bujë dhe është parë si e qëllimshme. Pavarësisht se aktori theksoi se gjithçka ishte në kuadrin e shakasë, komentet negative nuk kanë munguar.
“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo di të ishte skandal.“, tha Ermali.
Ermali theksoi se nuk ka kontaktuar fare me Beatrixën ndërsa shtoi se e ka kuptuar se ishte thjesht një shaka që nuk kishte të bënte me të.
“Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje.”, tha Ermali
Nderkohe qe per Boren, Ermali u shpreh se pas vemendjes se madhe i ka hipur tangerlliku dhe ka rritur cmimin per te qene pjese e kastit te sezonit te dyte ne serialin “HOT” te Ermalit.