Per Arjolen apo Ilirin? Romeo hedh thumba te forta ndaj banoreve te “Big Brother VIP”

Ditët e fundit Donaldi ka qenë në një situatë aspak të lehtë, jo vetëm pas lidhjes me Beatrix por edhe për shkak të debateve të ndryshme me banorët, duke permendur rastin e fundit me Ariolen, dhe debatet e perditshme me Ilirin.

Megjithatë, jashtë ka njerëz që e mbështesin fort për çdo veprim. Sigurisht, midis tyre, edhe gjysma e tij, vëllai binjak, Romeo, që është përkrahja e tij më e madhe.

Së fundmi, ai ka bërë një postim, që është sa mbështetje për Donaldin, aq edhe ironi për ata që e kundërshtojnë. Aktori ka postuar një foto ku shkruhet:

“I VETMI SHPEND QË E MERR GUXIMIN T’I BJERË NË QAFË SHQIPONJËS ËSHTË SORRA. I ULET NË KURRIZ DHE FILLON T’I ÇUKISË QAFËN. MEGJITHATË, SHQIPONJA NUK I PËRGJIGJET. AS NUK LUFTON ME TË, AS NUK MERRET ME TË FARE. THJESHT HAP KRAHËT DHE FILLON TË FLUTUROJË LARTË. SA MË LARTË NGJITET AQ MË SHUMË I VËSHTIRËSOHET FRYMËMARRJA SORRËS PËR SHKAK TË MUNGESËS SË OKSIGJENIT”, -ka shkruar ai

Duket sikur reagimet kanë ardhur pas debateve të shumta që Donaldi ka bërë me banorët e tjerë, Arjolën dhe Ilirin