Edhe pse u eleminua nga gara për çmimin e madh, Amosi mbetet një nga personazhet më të zhurmshëm dhe të përfolur në media.
Në daljen e fundit për “Shqipëria Live”, aktori është pyetur se cili është fituesi i “Big Brother VIP” sipas tij.
“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton.”
https://www.instagram.com/reel/Com5Ii8ANM4/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Kjo deklaratë ka çuditur ndjekësit pasi të gjithë mendonin se aktoiri do të lakonte si fituese mikeshën e tij Oltën.
Megjithatë Amosi ka bërë një analizë objektive dhe nga popullariteti që ka Luizi të gjithë e mendojnë si fitues.
Për sa i përket çiftit Luiz-Kiara, Amosi u shpreh se këngëtari është më i përfshirë ndërsa për sa i përket Kiarës ka ende dyshimet e tij.
