Viti që lamë pas u mbyll me aludime se Fero dhe Arbenita i dhanë fund lidhjes së tyre.
Shkak u bë një video e publikuar nga modelja në TikTok, ku mburrej se i ka dërguar mesazh futbollisti i famshëm Neymar.
Menjëherë pas kësaj, u vu re se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin më në Instagram, duke ngritur dyshime te ndjekësit se modelja e la këngëtarin për Neymarin.
Mirëpo asgjë nuk rezultoi e vërtetë pasi dyshja u shfaq bashkë në fundvit, duke i dhënë fund aludimeve për ndarje.
Madje, ditën e sotme, si për të “pastruar” imazhin e partneres së tij, Fero ka regjistruar bisedën e Arbenitës me Nemyar, ku duket qartë se ajo jo që nuk i ka kthyer mesazh por as nuk ia ka pranuar kërkesën futbollistit.