Aktorja e njohur, Arjola Demiri diten e sotme ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për jetën e saj jashtë “Big Brother VIP”, eksperiencë të cilën e konsideron të ndryshme nga herët e tjera.
Si surprizë, moderatorët e “Wake Up” i bënë mamin e saj e cila ishte në një lidhje live.
Znj. Hasime, e ëma e Arjolës tregoi si e ka përjetuar eksperiencën e vajzës së saj në Big Brother.
E pyetur kë pëlqente përveç Arjolës, zgjodhi të mos përjashtonte asnjë. Ajo gjithashtu bëri një koment të papritur edhe për Donaldin, i cili herë pas herë ka pasur debate me aktoren.
“Faktikisht u lidha me te gjithe pa perjashtim, dhe kur ishin ato situatat e veshtira me Donaldin , me thoshin qe epo Donaldi po ben keshtu po ben ashtu, por qe dhe une e perjetoja njesoj sic po e perjetonin njerezit e Donadit, sepse ai kishte nder situatat me te veshtira brenda shtepise se “BBV”, u shpreh e ema e Arjoles.