Patën një afrimitet brenda BBV, Tea flet për Enin dhe takimin e tyre jashtë: “Pse mos ta pëlqesh?”

Eni ishte një nga djemtë e shtëpisë së “Big Brother VIP” i cili shprehu një pëlqim ndaj Teas, mirëpo për shkak se rrugëtimi i tij u ndërpre shpejt ishte e pamundur të krijohej një marrëdhënie më shumë se shoqëri mes dyshes.

Mirëpo, ata i kishin premtuar njëri tjetrit një takim jashtë shtëpisë, i cili u realizua pak ditë më parë.

Për të folur rreth këtij takimi, Tea ka qenë e ftuar ditën e sotme në një intervistë për “Top Albania Radio”.

Ish banorja tregoi se në takimin me Enin folën kryesisht për eksperiencën e tyre në “Big Brother VIP”, ndërsa teksa u pyet nëse e sheh Enin më shumë se shok, Tea u përgjigj:

Nuk është zakonisht tipi i djalit që unë zgjedh, ama është goxha djalë. Është shumë i bukur, ka shpirt të pastër. Pse mos t’a pëlqesh? Gjithsesi, nuk e di çfarë do ndodhë”- u shpreh Tea ndër të tjera.

https://www.instagram.com/reel/Co1wm0rj8Ui/?igshid=YmMyMTA2M2Y=