Patën debate të forta, por Olta dhe Zhaklina puthin e përqafojnë njëra tjetrën në natën e ndërrimit të viteve

Duket se mes Oltës dhe Zhaklinës u krijua një ‘armiqësi’ qysh në natën e parë të “Big Brother VIP 2”.

Olta u shpreh se kishte hatërmbetje ndaj Zhaklinës për disa gjeste që ajo kishte bërë në natën hyrëse, mirëpo preferoi mos të tregonte asgjë konkrete.

Situata mes tyre u përkeqësua akoma më shumë kur Zhaklina vendosi të çonte në rulotë Oltën, duke bërë dukshëm një veprim hakmarrës.

Pas këtij veprimi, aktorja u shpreh se nuk ka për t’i folur Zhaklinës gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, madje tha se “do t’a shkatërroj”.

Mirëpo, duket se festa që banorët organizuan për natën e ndërrimit të viteve i qetësoi ujërat mes dyshes.

Olta dhe Zhaklina shkëmbyen një përqafim mes tyre e nga video duket se nuk është aspak një përqafim ‘sa për të thënë’.

Të shpresojmë se ky moment do të jetë një hap i mirë për një përmirësim të marrëdhënies së tyre në vazhdim.

https://www.instagram.com/reel/Cm3c9sQhpk1/?igshid=YmMyMTA2M2Y=