Semi Jaupaj, për çudinë e të gjithëve, ishte e ftuara e radhës në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt, “Më lër të flas”.
Miqësia e ngushtë mes Semit dhe Donaldit u kris kur artistët ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe Donaldi la pas historinë me Bora Zemanin dhe nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Donaldi e pyeti nëse u gëzuar që nuk e fitoi ai reality show-n dhe Semi nuk e kurseu përgjigjen e drejtpërdrejtë:
“Nuk manifestova shumë fituesin, por u gëzova shumë që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar dhe ai kameramani aty, vetëm ti jo”, tha ajo.
Burimi: /Top-Channel