Pasi thyen rregulloren, produksioni “ndëshkon” 4 banorët! Ja çfarë mase morrën

Ditën e djeshme, një zarf i zi shkoi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Pasi u lexua nga Armaldo, u bë e ditur se përfshirë me të, Luizi Olta dhe Kristi do të penalizohen pasi kanë thyer rregulloren duke diskutuar nominimet.

Ndërsa sot gjatë prime-it u bë i ditur dhe “ndëshkimi” i “Vëllait të madh” për 4 banorët.

Arbana tregoi se nga sot dhe deri në prime-in e rradhës, të katërt banorët do të qëndrojnë të mbyllur brenda një dhome.