Hailey Bieber është shumë e zënë për momentin!
Ajo po merret me lançmin e linjës së re të kujdesit ndaj fytyrës, Rhode, bashkëshortin e saj që veçanërisht këto ditë kërkon kujdes special, e shumë projekte të tjera, por nuk harron të na tregojë se çfarë duam të veshim NE ditën e dasmës!
Së fundmi, Hailey është shfaqur e veshur me nje fustan të bardhë, të shkurtër dekolteja e së cilës ishtë e thurur me trëndafila. Nëse kishit dyshime, fustani është dizajn i Ermanno Scervino.
Seksi, elegant dhe të paktën nga fotot ngjan kaq praktik sa bëni mirë t’i bëni screenshot dhe ta ruani për ditën e madhe!
Burimi: Cosmopolitan