Pak ditë më parë këngëtarja kolumbiane Shakira ka lansuar një këngë të re, e cila padyshim i dedikohet ish-partnerit të saj.
“Një ujk si unë nuk është për një djalë si ju”, i drejtohej Shakira Pique-s, “ti je me një si ti. Unë nuk do të kthehem me ty edhe nëse qan dhe më lutesh, ti mendove se më lëndove, por unë jam bërë më e fortë. Ti ndërrove një Ferrari për një Twingo“- ishin disa nga vargjet e këngës.
Pak orë pas publikimit të këngës, e cila u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale, ka ardhur reagimi i të dashurës së Pique, Clara Chia Martit.
Me anë të një emoji në InstaStory, ajo la të kuptohej se nuk e vriste mendjen nga ky gjest i Shakiras.
Pavarësisht gjithçkaje, ajo më pas zgjodhi t’a fshinte këtë postim.