Pasi reagoi ashpër pas daljes nga BBV, Kejvina merr vendimin e papritur

Pas largimit nga “Big Brother VIP” për shkak të dhunës ndaj Luizit, Kejvina Kthella u zhduk nga rrjetet sociale.

Mbrëmë ajo ka reaguar ashpër për herë të parë pas kaq kohësh, ku me anë të një statusi në rrjete sociale, ka shprehur se për të u bë mirë që doli nga ajo “çmendinë”.

”Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes!”-ka shkruar ndër të tjera ajo duke thënë se nuk ndihet e penduar për asgjë.

 

Ndërkohë, pa kaluar shumë orë, Kejvina është zhdukur sërish nga rrjetet sociale duke mbyllur Instagram-in e saj.

Mesa duket, vrrulli i komenteve dhe e gjithë zhurma, kanë ndikur jo edhe aq mirë në psikologjinë e modeles, përderisa ajo zgjodhi sërish të largohej nga vëmendja e publikut dhe mediave.