Mbrëmjen e djeshme në prime-n e BBV është hapur zarfi i kuq, i cili mbante emrin e Oltës sipër.
Me ta lexuar, aktorja u vu në dijeni se mund të dërgojë në nominim menjëherë tre banorë të shtëpisë.
Ashtu siç pritej, Olta zgjodhi çiftin Luiz-Kiara dhe gazetarin Bledi Mane, për t’i dërguar në nominim.
Mirëpo me të mbaruar prime, Luizi i ka bërë një kërkesë publikut.
Teksa ka hamendësuar në formë shakaje se jashtë shtëpisë e presin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale, ai kërkoi që nga këta, 600 milion të votojnë për të shpëtuar Kiarën dhe 400 milion vetë atë.
A do mund t’ia dalë çifti përballë Bledi Manes, i cili ka shfaqur një karakter mjaft të fortë në vetëm pak ditë qëndrimi brenda shtëpisë së BBV?
Do të na duhet të presim për puntatën e rradhës për ta zbuluar.