Në 24 orët e fundit, reperi i njohur, Noizy ka qenë kryefjala e mediave. Ai u ndalua nga Policia e Kosovës dhe u shoqërua për në Komisariatin e Prishtinës. Më pas u detyrua të paguante një gjob prej 2 mijë eurosh, që të fitonte lirinë.
Menjëherë, pasi la qelinë, Noizy nuk është ndalur dhe ka vazhduar aktivitet e shënuara në axhend.
Ai është veshur si babagjysh dhe ka surprizuar fëmijët në kampin e KFOR-it në Vushtri, ku dhe ka mbajtur një koncert për ta.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, “Noizy” i veshur me kostumin e babagjyshit të Vitit të Ri ka surprizuar fëmijët kosovar, të cilët janë mbledhur rreth tij me admirim.