Bashkimi ishte ai qe me ane te nje postimi ne InstaStory lajmeroi gjithe ndjekesit e tij se marredhenia me Alvisen kishte marre fund, e kjo ndarje u diskutua mbremjen e djeshme gjate puntates se Perputhen.
Eduardi, Ana dhe Samiu ishin ata konkurrente qe u shprehen se ndarja mes ciftit kishte ardhur si pasoje e nje tradhetie nga ana e Alvises, fjale per te cilat Alvisa beri nje reagim ne InstaStory qe e fshiu brenda pak minutash.
Por, diten e sotme ajo vendosi te reagonte me gjate duke u dedikuar disa fjale atyre qe nuk besuan ne lidhjen e saj me Bashkimin, apo edhe atyre qe e akuzuan per tradheti.
Ne postimin e saj ne InstaStory, ajo shkruan:
“Per klikime, per audienc, per vemendje apo per te prish imazhin tim.. Disa njerz te shpifur qe nuk kan shpirt, sic e keni pare te gjithe jam rikthyer ne emision per kete djal dhe kam luftuar pafund per te, nese ato mashtrime do ishin te verteta skisha arsye pse te kthehesha (audience kisha, fame po kshtu qe 8 mundesi). Jam rikthyer vetem per ate dhe kam dashur qe ajo njohje te finalizohesh por jo gjithcka qe duam behet. Pavarsisht cdo gjeje e vlersoj shume. S’kam per te hedh kurre posht ashtu sic tha dhe ai. Koha do vertetoj gjithcka! Zoti eshte lart!
Situata e krijuar? nga kush? pse? hakmarrje? do flasim me kohe…”