Nder skeçet e pergatitura per puntaten e pare te “Me ler te flas” ishte edhe nje pjese “komike” dedikuar Fifit.
Dy vellezerit Veshaj kishin menduar qe te krijonin nje situate persa i perket mbremjes kur Fifi humbi ndjenjat ne shtepine e “Big Brother VIP”.
Ata krijuan skenen me nje arkivol, ndersa Donaldi tha: “Ky eshte vendi qe vdiq Fifi”.
Mesa duket, kjo gje nuk i ka pelqyer aspak Fifit ndaj dhe me ane te nje videoje ajo iu drejtua dy vellezerve qe te pergatiten per gjyqin.
Sakaq, neper komente shihet se nje pjese e publikut i gjykojne fjalet e Fifit si te egzagjeruara pasi ishte vetem nje shaka, nderkohe qe nje pjese e mire kane gjykuar Donaldin per shakane e tepruar.
Kujtojme se gjate finales se BBV Fifi ishte nje nder mbeshteteset me te medha te Donaldit, gje qe u be shkak edhe per prishjen e miqesise me Arjolen, e kjo nuk kaloi pa u permendur nga komentuesit duke u shprehur se, edhe pse e mbeshteti ne finale, “shoku i saj” Donaldi “ia punoi” bukur.