Pas videos virale të incidentit të Stresit në skenë, Noizy ka diçka për të thënë

Ditën e sotme në rrjetet sociale u bë virale një video e reperit Stresi, i cili teksa ishte duke u ngjitur në skenë për të perfomruar, përplaset pa dashur me hekurin.

Për këtë moment reagoi edhe Noizy duke e kthyer situatën shumë “funny”. Reperi ka postuar në Instastory videon e Stresit, duke e shoqëruar me frazën tanimë të njohur: “Kët ky e boni kastile”.

 

Ai e ka vazhduar edhe më tej këtë shaka, përmes batutave.

Të gjithë këtë reagim Stresi e ka marrë me shumë sportivitet edhe duke i ri-postuar batuat e Noizy-t.