Duket se Kejvina nuk ka ndryshuar aspak mendim përsa i përket shuplakës ndaj Luizit në prime-in e kaluar.
Teksa ishte duke diskutuar me banorët, Kejvina ka treguar se Luizi duhet të ‘hajë’ shuplaka çdo mëngjes në mënyrë që të vijë në vete.
“Ai çdo mëngjes do nga një shuplakë fytyrës. Që të zgjohet dhe të kthehet si njeri. Ai do shuplaka për çdo ditë. Shuplaka do ai. Ai është dëmi i shoqërisë”, tha Kejvina.
https://www.instagram.com/reel/CnfNr4MBefU/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme reagoi dhe AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive, të cilët i “tërhoqën veshin” Top Channel-it.
Reagimi nga AMA ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.
“nenin 4,”Parimet themelore per veprimtarine e transmetimeve audiovizive”, pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve qe nxisin intolerancen ndermjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslej imi i transmetimeve qe nxisin ose justifikojne dhunen“.
nenin 32, “Rregulla te pergjithshme per ofruesit e sherbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive”, pika 4 “OSHMA-te nuk transmetojne programe me permbajtje qe te nxisin urrejtjen …. dhe çdo forme tjeter diskriminimi”., -thuhet në vërejtjen e AMA-s për Top Channel.