Mes shume aludimeve, kengetarja bukuroshe, Beatrix Ramosaj ka triumfuar mbremjen e djeshme si fituesja e madhe e “Netët e klipit shqiptar”.
Pas triumfit, Beatrix ka folur për herë të parë rreth jetës së saj dhe jo vetëm.
Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.
“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë.”
E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj:
“Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk është se dua ti shoh. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.”
Kujtojme se pak dite me pare, Beatrix hodhi dhe nje thumb ndaj mikeshes se Bora Zemanit, Semi Jaupaj, per arsye se kjo e fundit e ftuar ne “Me ler te flas” pranoi se kenga e saj e famshme “Mos u kthe” i dedikohej Donaldit dhe bemave te tij ne shtepine e “Big Brother VIP”, duke iu referuar ketu lidhjes me Beatrix.
Nga ana tjeter Beatrix postoi nje foto me mbishkrimin:
“A po te djeg syte vezullimi im?”
Ky post i kengetares nuk u perfol aspak si kunje ndaj Semit, mirepo nje koment i pikasur nga Beatrix na la te mendojme se ishte nje i tille.
“O bëma, jo vetem qe shkelqimi jot u djeg syte por vec emri yt,u mjafton qe ti kape paniku”- ishte komenti i nje prej fanseve te Beatrix, se ciles ajo i ishte pergjigjur:
“Hahahhaha dreqin, kam gjithe keto nofka te reja! Ta ha zemren!”, komentoi Beatrix.