Mbremjen e djeshme, Festivali i Kenges ka startuar por me mungesen e nje prej kengetareve me ne ze, Ronela Hajatin.
Ne lidhje me kete, kengetarja beri nje reagim ne InstaStory ku nder te tjera u shpreh se pavaresisht se nuk e kane ftuar, ky veprim nuk ia keq suksesin kenges se saj.
Mirepo, ndryshe nga cka u shpreh Ronela Hajati, organizatoret e “Festivalit te Kenges” jane kontaktuar nga “Anabel”, teksa shprehen se ajo e ka marre ftesen por nuk ka pranuar.
“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”- u shprehën burimet për Anabel.al.