Shuplaka që Will Smith i dha Chris Rockut në skenën e ‘’Oscars’’ po vazhdon të komentohet akoma.
Aktori u përjashtua për 10 vite nga Akademia por ky denim duket se nuk ka mjaftuar për vëllaun e Chris Rock, i cili ka shprehur dëshirën për një përleshje boksi me Smith.
Kenny Rock ka nënshkruar një marrëveshje në fillim të muajit prill me themeluesin e “Celebrity Boxing”, Damon Feldman për një përleshje në Florida këtë verë dhe ka ftuar Will Smithin si kundërshtarin e tij të parë.
“Jo, ata nuk duhet. Por unë duhet të futem në ring me Will Smith”, u përgjigj Kenny Rock kur u pyet nga TMZ nëse ai mendon se Chris Rock dhe Will Smith duhet të hyjnë në ring së bashku.
Kenny Rock ka thënë se Chris ‘po bën më mirë’ që nga skandali në “Oscars”, por dyshon se vëllai i tij ka pranuar faljen e Will Smith në Instagram.
Kenny Rock, i cili njihet për rolin e tij si Nick Bromnell në filmin “Vesuvius”, shpreson që Akademia t’i qëndrojë besnike pezullimit të Smith.
Mundësia e një zënke mes Kenny Rock dhe Will Smith është e vogël, pasi i pari do të ketë një ndeshje më 11 qershor në Charles F. Dodge City Center.