Pas dhunimit të repertit Kleviol Ahmetit (Cllevio Serbiano), Noizy dhe babai i tij janë proceduar penalisht.
Mbas sherrit, Ahmeti ka bërë denoncim në polici dhe blutë kanë nisur procedimin penal ndaj Rigels Rajkut, i njohur si Noizy dhe babait të tij, Bashkim Rajku për fyerje.
Ngjarja ka ndodhur pasi Cllevio ka shkuar pranë lokalit të Noizy-t, ku më pas situata ka agravuar në përplasje fizike.
Gjithçka besohet se ka filluar, kur Cllevio ka filluar të ofendonte reperin dhe grupin e tij OTR prej disa muajsh.