Puthja e parë në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së “BigBrother VIP” i ka surprizuar të gjithë.
Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre.
Çifti dukej mjaft bukur ku Kiara ishte veshur me një fustan nusërie dhe vello të bardhë, ndërsa Luizi me kostumin e dhëndrit.
Kristi ishte ai i cili i dha “bekimin” dhe “kurorëzoi” çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua, ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.
Momenti i puthjes së çiftit është bërë viral kudo në rrjet dhe të gjithë po e komentojnë.
Shumë personazhe kanë reaguar të gëzuar për konsolidimin e dyshes, ku mes tyre është përfshirë dhe këngëtarja Ronela Hajati.
Artistja publikoi një deklaratë në InstaStory ku shprehej se është gëzuar më shumë për puthjen e Luizit dhe Kiarës se sa kur ia ka dhënë fiksimi i saj.
“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”,- shkroi ajo.