Megjithëse pjesa më e madhe e publikut shqiptar i beson “verbërisht” çiftit Luiz-Kiara, ka patur dhe nga ata që kanë ngritur shpesh dyshime se e gjitha është një lojë.
Sipas tyre, dyshimet theksohen më shumë pasi në rrjetet sociale, Luizi dhe Kiara nuk ndiqen me njëri-tjetrin, pavarësisht se menaxhohen nga familjarët apo të afërmit e tyre.
Madje, në media u përfol shumë dhe surpriza e Luizit për ditëlindjen e Kiarës, video e cila u publikua në profilin e moderatores por mungonte Luizi.
Mirëpo, me puthjen në buzë, çifti i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve se afrimiteti i tyre është vetëm në kuadër të lojës.
Jo vetëm kaq por pas “martesës” së djeshme, të afërmit që posedojnë profilet e Luizit dhe Kiarës kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Sa i përket “martesës” së çiftit, kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Amos dhe Dea vendosën të mos jenë prezent në dasmën e Luizit dhe Kiarës.
Madje, Amosi bëri një deklaratë të rëndë për Luizin. Teksa ai dogji buqetën e beqarisë, aktori u shpreh: “Ishalla digjet i tëri”.