Arbenita dhe Fero po kalojnë një moment aspak të lehtë për shkak të çështjeve ligjore që kanë hapur ndaj njëri-tjetrit për ndarje.
Gjatë kësaj periudhe modelja ka reaguar disa herë duke thënë se instancat përkatëse po merren me këtë çështje.
Kujtojmë se Fero u akuzua për dhunë pikologjike dhe fizike ku qëndroi një muaj arrest shtëpie, mirëpo pak ditë më parë u la në gjendje të lirë.
Arbenita në këtë periudhë stresuese duket se ka gjetur një vend ku të ndihet më e qetë.
Në një postim të saj të fundit në palestër shkruan: “Unë dhe vendi ku e largoi stresin”.