Një nga banorët që e mbështeti më shumë Nita Latifin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” ishte Bledi Mane.
Megjithatë, Nita nuk ia ktheu me të njëjtën “monedhë” gazetarit.
Dyshja madje patën një debat të fortë edhe gjatë kohës që ishin të ftuar në “E diell” disa ditë më parë.
Sipas Nitës, Bledi e përdori “dasmën” dhe afrimitetin me të vetëm për të rregulluar imazhin e keq që ka krijuar në Kosovë.
“Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët”, u shpreh Nita.
Nga ana tjetër, Bledi tregoi se gjatë kohës që ishte ende në reality show, llogaria e tij e Instagramit u mbyll dhe më pas u hap një tjetër nga miqtë e tij, duke shtuar se çfarë është postuar në profilin e tij nuk i ka bërë ai.
“Instagram-i im nëse ka dalë dasma, dasma në thonjëza se ishte artistike, mos ki merak, tregoi motrës tënde se nuk të marr për grua. Nuk kam ngelur unë që të martohemi bashkë”, tha Bledi ndër të tjera.
Mirëpo nuk mbaron me kaq hatërmbetja e Nitës ndaj Bledit.
Teksa u pyet në një intervistë se çfarë i ka bërë më shumë habi pas daljes nga reality show, Nita tregoi sërish se Bledi e ka shfrytëzuar atë për dasmën që u bë në BBV.
“Kam dy habi. Jam habitur për të mirë sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët. Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qënë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin”, u shpreh këngëtarja.
Nisur nga këto deklarata të Nitës, një reagim pak më parë e ka bërë edhe Bled Mane.
Teksa e cilëson si mosmirnjohëse, Bledi shprehet për Nitën se e gjeti në një “cep” të harruar, dhe e riktheu në vëmëndje.
“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djath, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxorra, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer… #prayForNita”, thotë gazetari.