Episodi i djeshëm në Për’puthen ku një debat me tone të larta mes Irisit dhe Lea shkoi deri në përplasje fizike, bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave, teksa të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar reagimin e programit, por edhe të autoritetit të mediave AMA.
E ndërsa ky institucion nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për pamjet e transmetuara, vetë dating show ka marrë masa drastike në lidhje me konkurentët që ishin të përfshirë në debat e më pas në përplasjen tashmë të “famshme”.
Kështu, ditën e sotme moderatorja Bora Zemani ka bërë me dije se janë pezulluar Lea, autorja e “shuplakës”, Orsiola dhe Donato, si personat që kanë nxitur përplasjen, ndërsa për Irisin vendimi është lënë në dorë të publikut, nëse do të pezullohet ose jo.
Nga pamjet nga studioja duket se Donato nuk e ka marrë fare mirë vendimin, duke u larguar menjëherë nga programi në mënyrë demostrative.
https://www.instagram.com/reel/CmMsusKulJ9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f6c86094-48e1-47dc-b66a-9f3c14ee0758