Per here te pare ne historine e “Big Brother VIP” u be nje nderthurje me Festivalit te Kenges 60 per te realizuar nje surprize mes Beatrix dhe Alban Ramosaj.
Pas kesaj ka reaguar gazetari Enton Abilekaj, nepermjet nje postimi ne Facebook, i cili shfaqet i revoltuar per kete nderthurje programesh, ku BBV e cileson si nje mbeturine ne krahasim me Festivalin e Kenges qe promovon art dhe vlera.
“Kulmi historik i Festivalit te Kenges, ishte ky i sotmi, kur u nderthur me Big Brother.
Festivali, qe supozohet te jete ngjarja me e madhe artistike, muzikore, kulturore dhe edukative, nderpritet dhe i hap vendin reality show-t qe eshte e kunderta artistikes, muzikores, kulturores dhe edukatives.
Ai qe supozohet te jete prodhimi sublim i Televizionit, perulet me respekt perpara trash-it.
Eshte si te nderpresesh garen finalen e boterorit ne futboll per te futur nje fushe nje lojtar te famshem pokeri ose black jack-u qe sapo ka fituar nje dore te mire.
Hallall parate publike!”– shkruan ai.