Pas ndarjes së zhurmshme, Don Xhon rregullon raportet me modelen ruse!

Lidhja e Don Xhon me Ariana Lirey ishte nga më të përfolurat e viteve të fundit në showbizin shqiptar.

Reperi nga Drenica pati një lidhje të shkurtër me modelen ruse, e cila u shoqërua me shumë bujë në mediat online.

Ndarja nuk ishte aspak e qetë, pasi për një kohë dyshja thumbuan hapur njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por duket se në heshtje paskan rregulluar raportet.

Këtë e zbuloi Ariana, e cila përmes një bisede me ndjekësit e saj foli për Don Xhonin.

‘’Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin’’, ka thënë modelja duke zbuluar se ruajnë relata të mira pas ndarjes.