Mesa duket tradhëtia e Piques ndaj Shakirës ndikoi negativisht si në karrierën e futbollit po ashtu dhe në Instagramin e tij.
Futbollisti i Barcelonës ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram, nga ana tjetër Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë, fansat edhe në këtë rast nuk e kanë toleruar aspak tradhëtinë e Piques ndaj këngëtares.
Po ashtu dhe në karrierën e tij asgjë nuk po shkon siç duhet pasi ai duhet të tërhiqet ose të largohet nga klubi, sipas disa sondazheve që janë bërë.
Ndarja e tyre erdhi si pasojë e tradhëtisë së futbollistit ndaj këngëtares e cila shkaktoi një bujë të madhe mediatike, ku pjesa më e madhe e njerëzve dhe fansave kritikuan ashpër tradhëtinë e tij.