Pas ndarjes nga Fjolla Morina, Fisnik Syla po përflitet për një lidhje të re.
Shkak janë bërë disa postime sinkron me moderatoren Ester Bylyku, e emisionit “Glamour zone”.
Me këngën “A t’ka marrë malli” të reperit Stresi, Fisnik ka ndarë një video dhe ka pyetur: “Tiranase, a të ka marr malli me më pa?”.
Replika ka qenë e shpejtë nga Esteri. Me lokacion Belgjikën, ku qëndron biznesmeni ajo ka thënë se “po vjen shpejt”.
Mbetet për t’u mësuar ç’po ndodh mes dyshes.