Pas ndalimit të abortit në Amerikë, Arbenita Ismajli reagon e revoltuar: “Kush do paguajë për bebet e padëshiruara…”

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero, ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit.

Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve.

Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Së fundmi, modelja ka shprehur revoltën e saj kundër ligjit të ri amerikan lidhur me abortin, një vendim ky në fakt që ka trazuar gjithë botën dhe pjesa më e madhe janë shprehur shumë të irrituar.

Teksa ka ripostuar disa fjalë të një llogarie në Instagram ku thuhej:

Kush do të paguajë për të gjithë këto bebe të padëshiruara? Kush do të ofrojë shëndetësi falas për njerëzit e detyruar që të ndjekin kontrollet rutinë gjatë shtatzanisë? Kush do të përmirësojë të ardhurat për sistemin e adoptimit? Kush do të paguajë për ushqimin, strehën dhe edukimin? Apo terapinë për viktimat e përdhunuara dhe vajzat e vogla të detyruara për të mbajtur fëmijë të padëshiruar?

Krahas kësaj, Arbenita ka shkruar:

“Në këtë pikë nuk e di se çfarë e bën më të madhe Amerikën.”

Modelja bukuroshe Arbenita dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.