Prej kohesh tashme, eshte bere e ditur se emisioni i famshem i kercimit “Dancing with the Stars” pritet te rikthehet ne ekranin e “Top-Channel” ne shtator te ketij viti.
Megjithese ende nuk eshte e konfirmuar, burime te shumta bejne me dije se moderatore e emisionin do te jete Bora Zemani. Gjithashtu aludohet se në ‘Gold Room’ do të jetë Donaldi, por mbetet një thashethem deri më tani.
Mirepo, diten e sotme burime per “Kryefjala” bene me dije se konkurrenti i pare i “Dancing with the Stars” eshte zbuluar tashme.
Behet fjale per nje tjeter moderator te njohur nga “Top-Channel”, Isi Islami. Isli ka treguar që veç moderimit di të këndojë shumë mirë dhe këtë herë do ta shohim edhe të vallëzojë. Në dhjetor të vitit të kaluar ai ishte një prej moderatorëve të Festivalit të fundvitit.
Kujtojme se, Lori Hoxha është rikthyer në drejtimin e Top Channel dhe ka zbuluar shumë surpriza të tjera.
Ajo do të vijë fuqishëm së fundmi në ekran dhe thuhet se do jetë producente në emisionin “Për’puthen”. Sipas zërave Olsa Muhameti do të largohet dhe produksionin po e merr në dorë vetë Lori Hoxha.
Të njëjtat burime zbulojnë se si prezantuese në vënd të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj.