Padyshim që dasma e Kiarës dhe Luizit në “Big Brother VIP” ka qenë një nga momentet më të rëndësishme të këtij edicioni, por që prej mbrëmjes së sotme nuk është më e vetmja martesë e realizuar brenda shtëpisë.
Për të fetuar Pavarësinë e Kosovës, por edhe për të sjellë një tjetër dasëm tradicionale në program, sonte “i kanë dhënë fund beqarisë”, sigurisht në kuadër të lojës, Bledi dhe Nita.
Dhëndri dhe nusja u shpallën “burrë e grua” nga nënpunësi i bashkisë, rol që e luajti Luizi, madje edhe i dhuruan një puthje në buzë njëri-tjetrit, ashtu sic e do tradita.
Ndërkohë dasma e sotme ka pasur një ngjashmëri me atë të Kiarës dhe Luizit, sepse edhe këtë herë ka pasur banorë që nuk kanë preferuar të marrin pjesë.
Rolin e Amosit dhe Deas (nga martesa e kaluar), këtë herë e mori Ermiona, vetëm se as herën e parë dhe as këtë herë nuk ishte “rol”, por thjesht njerëz që kanë vendosur të mos marrin pjesë në gëzimin e përbashkët të banorëve.
E nëse arsyet e Deas dhe Amosit i morëm vesh, tani duhet të kuptojmë këtë mungesë të Ermionës, duke qenë se nuk ka shfaqur ndonjë pakënaqësi ditët e fundit as me Bledin dhe as me Nitën.