Fero është liruar së fundmi nga paraburgimi dhe kjo u bë e ditur nga vetë ai.
Përmes një InstaStory ai ka treguar qaforen me emrin e tij që ka personalizuar me ari dhe gurë të çmuar të shndritshëm.
Më tej ka publikuar një story ku tregon se do të zhvendoset për disa kohë në Angli, pasi është pajisur me vizën përkatëse.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Fero u përfol për një ndarje nga Arbenita. Shkak u bë një mesazh i futbollistit Neymar për modelen.
Ishte Arbenita ajo që e bëri të ditur se futbollisti i ka shkruajtur né rrjetet sociale.
Mirëpo fill pas kësaj, u vu re se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale. Madje, dyshja shpesh ironizonte njeri-tjetrin duke i shtuar më shumë dyshimet për ndarje.
Por e gjitha rezultoi një lojë e çiftit pasi për fundvit ata u shfaqën bashkë, duke hedhur poshtë aludimet për ndarje.