Pas largimit të Efit, ja si e shprehu lumturinë Olta Gixhari: “Nuk mund t’a përshkruaj”

Mbëmjen e djeshme, përveç Xhonatan është larguar edhe Efi nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”.

Ka qenë pikërisht Dea Mishel, të cilës iu dha e drejta si fituese e lojës me pyetje për të çuar në nominim tre konkurrentë.

Ajo pa u menduar gjatë zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Efi, ku nga të tre u largua Efi, eleminim që pritet të ndryshojë komplet rrjedhën e lojës.

Megjithatë Olta nuk ka mundur dot të fshehë gëzimin pas largimit të Efit.

Aktorja përveçse ishte e vetmja që nuk e takoi si gjithë të tjerët, por teksa qëndronte me Dean ka shprehur hapur lumturinë për largimin e Efit.

Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë”, është shprehur Olta duke qeshur.