Elita Rudi është një ndër moderatoret më të dashura në Kosovë dhe Shqipëri.
Pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve të saj, Zërit dhe Botës, bukuroshja u tërhoq nga ekrani për t’iu dedikuar më tepër të vegjëlve.
Së fundmi ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram përmes pyetje-përgjigje. Dhe duhet thënë që ndër të tjera, na zbuloi dy detaje shumë interesante që lidhen me jetën e saj profesionale.
Elita ka qenë disa herë e ftuar në rolin e opinionistes në “Përputhen Prime” gjatë këtij sezoni.
E duket se publiku do ta shohi edhe në një rol tjetër në atë program.
Ata e kanë pyetur Elitën se përse nuk bëhet ajo moderatorja e emisionit, pas ikjes së Borës. Dhe përgjigja e Elitës na la shumë dyshime.
Moderatorja ktheu një përgjigje të tipit “pse jo, edhe ndoshta” duke na lënë të mendojmë se ndoshta ky është një ndër planet e saj.
Gjithashtu krahas moderimit një tjetër dashuri e Elitës është muzika. Prej kohësh fansat presin një bashkëpunim mes saj e Gjikos, dhe duket se çdo gjë është gati, mungon vetëm data e publikimit.
Për të dyja këto “plane” të bukuroshes, ne na duhet të presim edhe pak për t’i zbuluar totalisht.