Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana ka reaguar pas lajmeve se është në pritje të ëmbël, që ditën e djeshme qarkulluan me shpejtësi.
Ajo ka publikuar një foto që mesa duket është shkrepur nga shtatzënia e fundit dhe shkruan:
“Duke u bazuar te mediat sociale”.
Në këtë mënyrë Ariana ka hedhur poshtë zërat se është në pritje të ëmbël, zëra që nisën nga një foto e publikuar nga blogerja në Instagram ku ajo shfaqej me pizhama para pasqyrës dhe barku i duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht.
Kujtojmë që Ariana dhe Ermali janë prindër të katër fëmijëve.