Pas debatit të ashpër mes tyre disa ditë më parë, Luizi dhe Armaldo vendosën që të mos kenë asnjë raport më me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së BBV, të paktën deri më sot.
Lidhur me këtë situatë, reagoi edhe partnerja e Armaldos nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram. Ndër të tjera, ajo tregoi se një pjesë e madhe e mbështetësve të Luizit e ofendojnë pa masë, komente të cilat e kanë prekur mjaft.
Kështu, lidhur me këtë situatë, “Top Channel” ka marrë një vendim. Pak më parë Arbana Osmani bëri të ditur se komentet nuk do të lejohen më në faqen zyrtare të BBV.
‘Top Channel do të bllokojë komentet në videot zyrtare të Big Brother. Në këtë mënyrë do ndalohen komentet bullizuese dhe kërcënuese. Top channel do ti ndalojë për gra shtatzënë, familjarë dhe ata që preken.’
Ndoshta duhet te ishte bërë shumë kohë më para por nuk është kurrë vonë’, tha Arbana.