Historia e dashurisë së Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut, shkaktoi jo pak zhurmë kur doli në dritë.
Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme dhe ndoshta shumëkush mendon se kjo ua vështirëson gjërat në romancën e tyre, por është krejt e kundërta.
Rudina ka treguar shpeshherë se ka marrëdhënie shumë të mira me djalin dhe dy vajzat e Markut aq sa i konsideron si miq.
Aktorja ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram, ku mes të tjerash ka folur edhe për raportin që ka me tre fëmijët e bashkëshortit.
Përmes një videoje, Rudina sqaron se nuk e kontrollon më sjelljen e saj si në fillim dhe tani marrëdhënia e tyre është organike.
Më tej, ajo thekson se i vjen keq kur ndjekësit i drejtohet me fjalët ‘fëmijët e Markut’, duke thënë se ata janë edhe fëmijët e saj.