Dyshja, Mozzik dhe Loredana janë shumë të preferuar nga publiku. Ndonëse, nuk janë më bashkë, reperi duket se vazhdon të ndjejë ende për ish-partneren e tij.
Madje, për Shën Valentin, Mozzik publikoi disa këngë të reja dhe njëra prej tyre ishte dedikim për Loredanën.
Bëhet fjalë për këngën “A po rrin”, teksti i të cilës thotë: “Ndoshta e kemi lyp se fillum m’i hip njëri-tjetrit n’kry veç me negativitet, i morëm senet shpejt e shpejt e shpejt, e krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi! Po thashë shpejt vjen koha do të kthehemi, se një ëngjëll në mes e kemi”
Se fundmi, eshte Loredana ajo qe i është rikthyer çështjes së raportit me Mozzik dhe kjo falë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram.
Në një sesion të pyetjeve nga fansat, ato të ndërlidhura me ish-partnerin nuk kanë munguar.
“A ka diçka mes teje dhe Mozzik?” – ka qenë njëra prej pyetjeve të cilës i është përgjigjur vetëm me “Jo”.
Një detaj tjetër që iu ka interesuar fansave ka qenë në lidhje me raportin e përbashkët që u duhet ta kenë me vazjen e tyre, Hanen.
“Pavarësisht të gjithave, a merreni vesh kur bëhet fjalë për Hanën?” – ka qenë një tjetër pyetje të cilës i është përgjigjur me logjikën e njëjtë – shkurt.
“Duhet” – ka deklaruar Loredana në Instagram