Pas gafës së Arbanës, edhe Olta nxjerr zbuluar lojën e produksionit: “Ndërrojnë biletat e kthimit”

Rrjeti po zien që pas eleminimit të Efit nga “Big Brother VIP”.

Të shumtë po aludojnë se produksioni eleminimet i bën vet dhe jo publiku.

Dyshimet u shtuan më shumë pas gafës së Arbana Osmanit pasi ftoi Efit në studio.

Mirëpo së fundmi një video e Olta Gixharit është bërë virale në rrjet.

Teksa bisedon me Armaldon dhe Dea, ajo shprehet ndër të tjera se produksioni i ndryshon vet biletat e kthimit.