Pak ditë më parë një foto e Don Xhon dhe Era Istrefit bëri xhiron e rrjetit, pasi dyshja u fotografuan shumë të afërt me njëri tjetrin në një aeroport.
Nga këto foto u ngritën aludimet se ata mund të kenë më shumë se miqësi me njëri tjetrin, ndërsa ditën e sotme fansat kanë kapur një tjetër detaj.
Në fotot e postuara nga Era dhe Don Xhon, vihet re se ata janë në të njëjtin vend dhe kjo ka bërë të dyshohet se kanë qenë me pushime bashkë.
Nga ana tjetër reperi ka filluar t’a bëjë lëmsh rrjetin sepse vetëm pak ditë më parë ish e dashura e tij, modelja ruse Ariana, ndau një foto duke u puthur me të.
Kjo u pa si një rikthim i tyre, ndërsa tani Don Xhon po shihet shumë i afërt me Era Istrefin.
Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë një reagim nga ana e tij përsa i përket fotove që po qarkullojnë ditët e fundit në rrjet.