Pas eleminimit përballë Oltës, Kevin Jacobs ka dy fjalë për Kiarën

Mbrëmjen e djeshme, nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është eleminuar Kiara Tito.

Moderatorja ishte në një përballje me Olta Gixharin, me këtë të fundit që u votua më shumë nga publiku për të vazhduar garën.

Mirëpo dy fjalë për eleminimin e saj i ka thënë dhe Kevin Jacobs, kanadezi që është kthyer në qendër të vëmendjes pasi Luiz Ejlli e përmendi në BBV.

Kevin postoi një foto në instastory ku shiheshin të përqafuar çifti Kiara-Luiz dhe sipër saj shkroi: “Luani do të hakmerret për ty”.

Kevin tashmë është kthyer në një adhurues i madh i BBV Albania pasi është shprehur shpesh në rrjetet sociale se i ndjek puntatat e plota në prime, pavarësisht se nuk di shqip.