Vitin e kaluar, Einxhel Shkira theu rekord botëror si banorja që u nominua më shumë në historinë e “Big Brother” (19 herë), por sërish arriti në finale.
Einxheli nuk ishte e vetmja që theu rekord nga sezoni i kaluar, pasi edhe Monika Lubonja me Arjola Demirin thyen rekord si banoret e para që nuk hapën “Kutinë e Pandorës”.
Mirëpo ashtu si vjet, edhe në këtë sezon “Big Brother VIP Albania” arriti të shënojë emrat e dy banoreve të tjera në librin e rekordeve, shkruan Lokimagazine.com
Bëhet fjalë për Dea Mishel dhe Nita Latifi.
Pas sfidës së rezistencës nga “Vëllai i madh” ku banorët duhet të qëndronin më shumë se 10 orë duke mbajtur shtypur butonin, në këmbim të 2500 eurove, si dy të fundit të ngelura, Dea dhe Nita e lanë me koncensus që asnjë prej tyre mos ti marrë lekët por të shkojnë për një fondacion bamirësie në Kosovë.
Mirëpo, përpos gjestit të tyre që u pëlqye mjaft nga publiku, Dea dhe Nita mundën të thyejnë dhe një rekord botëror në “Lojën e rezistencës”, që mbahej nga Jennifer Vasques, banore e Big Brother-it në SHBA. Asokohe ajo theu rekord duke qëndruar për 14 orë e 37 minuta.
Ndërsa sa i përket Deas dhe Nitës, ato mundën të qëndrojnë plot 14 orë e 52 minuta. /lokimagazine.com