Koncerti i shumëpritur i Maluma në Tiranë më në fund do të realizohet.
Pas dy anulimeve përshkak të Covid-19, publiku shqiptar brenda pak ditësh mund të shijojë nga afër performancën e yllit botëror.
Ardhja e tij u lidh me Ditën e Verës dhe data e re e është pikërisht 14 mars 2022, pra për 11 ditë nga tani.
Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do ketë rimbursim të biletave të blera, por do jenë të vlefshme për datën e re.
Koncerti do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare.